Site icon Telegrafi

Nesër do të hapet ekspozita “Heavy Metals – The Stones of Mitrovica”

Ekspozita "Heavy Metals - The Stones of Mitrovica"

Nesër në orën 19:00 do të hapet ekspozita “Heavy Metals – The Stones of Mitrovica”, autorët e së cilës janë Philine Rinnert dhe Daniel Heer.

Hapja e kësaj ekspozite do të bëhet tek Muzeu i Mitrovicës, shkruan Telegrafi.

Në njoftimin e lëshuar nga Muzeu i Mitrovicës thuhet se autorët e kësaj ekspozite, Philine Rinnert dhe Daniel Heer, prej disa vitesh ndajnë përvojat e tyre artistike.

“Ata kanë organizuar iniciativa të ndryshme kolektive në Berlin, duke mbështetur proceset artistike pjesëmarrëse dhe lokale (projekti matrah, Studio Ukraine)”, thuhet në njoftimin e Muzeut të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se me ekspozitën “Heavy Metals – The Stones of Mitrovica”, autorët fillojnë një shkëmbim të ri artistik, duke sjellë së bashku materialin, zanatin, hapësirën dhe lidhjet sociale e lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version