Komuna e Vushtrrisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në aksionin për pastrimin dhe gjelbërimin e Vushtrrisë.
Ky aksion do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:00 dhe do të fillojë nga shëtitorja “Enver Zymberi”, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit, ky aksion është realizuar nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me organizatën “Let’s Do It – Ta pastrojmë Kosovën” dhe NPL “Përparimi.
“Ju ftojnë të merrni pjesë në aksionin për pastrimin e mbeturinave dhe mbjelljen e drunjve dekorativ”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/