Telegrafi

Nëse tinejxheri shpenzon shumë, fle gjumë më pak dhe sillet në mënyrë euforike, do të thotë që i ka ndodhur kjo

Ndryshimi i vrullshëm te fëmija zakonisht ka shpjegim të thjeshtë – dashurinë

Kur ndjejnë “fluturat në bark ”, adoleshentët befasisht fillojnë të sillen krejtësisht ndryshe se sa që prindërit janë mësuar t’i shohin.

Shkencëtarët thonë që për shumicën e tyre madje do të mund të thuhet që nuk janë “plotësisht të vetëdijshëm”.

Hulumtimi i ekspertëve të Klinikës Universitare Psikiatrike në Bazel ka treguar që ata të cilët janë dashuruar në fillim kanë treguar format e sjelljes të cilat kufizohen me gjendjen maniake.

Vrullshëm janë bërë kreativ, për çdo rast, sillen sikur kanë “krahë”, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit nga Zvicra kanë studiuar 117 shtatëmbëdhjetëvjeçarë, kur kanë konstatuar që kanë pasur dyfish më shumë energji kreative dhe ide në fazën e të dashuruarit, që kanë fjetur gjumë së paku një orë më pak çdo natë se zakonisht dhe kanë shpenzuar shumë para.

– Pothuajse është e natyrshme që gjatë të dashuruarit e hershëm tinejxheri fillon të sillet në mënyrë aq të çuditshme dhe të pakontrolluar dhe tregon edhe karakteristikat të cilat i përshkruhen hipomanisë – formës së butë të gjendjes maniake – thotë Serge Brand, kryeautor i projektit.

Mirëpo, kjo ende nuk do të thotë që patjetër duhet ta mbani në burg shtëpiak, të lidhur, sepse ajo gjendje do të kalojë. /Telegrafi/