Serdar Tasci ka pranuar se transferimi i tij te Bayerni ishte një gabim.
28-vjeçari kaloi në Allianz Arena në formë huazimi për gjashtë muaj nga Spartak Moska në janar, por deri tani ka arritur të luajë vetëm njëherë për bavarezët.
“Nëse do ta dija se s’do të luaja, nuk do të vija”, ka thënë Tasci, raporton Bild, transmeton koha.net.
Tasci u paraqit vetëm në ndeshjen ndaj Darmstadtit në shkurt.