Telegrafi

Nëse Prishtina mposht Rangersin e Gerardit, e pret përballje e lehtë

Foto: Prishtinafc.com

Prishtina do të ketë punë në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Evropës me St Joseph.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të kërkojë kalimin në fazën tjetër të garës së dytë më të rëndësishme evropiane, por më pas do të ketë punë të vështirë.

Nëse bardhëekaltërit e kalojnë St Joseph, atëherë do të përballen me skuadrën që udhëhiqet nga Steven Gerrard, Rangers.

Prishtina në rast se bën befasinë e madhe ndaj Rangers, në raundin tjetër mund të përballet me njërën nga këto skuadra, Cork Cityn e Irlandës, Progres të Luksemburgut ose Cardiff Met të Uellsit.

Përballja ndaj klubit nga Gjibraltarit e paraqet skuadrën kosovare si favorit në letër, mirëpo ndaj atyre të Skocisë do të kenë më shumë vështirësi. /Telegrafi/