Site icon Telegrafi

Nëse praktikoni seks të këtillë, mendërisht jeni më të shëndoshë

Rezultatet e një hulumtimi të paradokohshëm kanë treguar që njerëzit të cilët bëjnë seks diç më ndryshe sesa të tjerët kanë shëndet më të mirë psikik. “Më ndryshe” nënkuptojnë disa teknika të çuditshme si p.sh.: lidhja, dominimi dhe mazohizmi…

Edhe pse deri tani është besuar që ata të cilët e duan seksin pak më të veçantë u janë nënshtruar keqpërdorimit, dhunimit, – hulumtimet e fundit tregojnë se nuk është edhe bash kështu, transmeton Telegrafi. Në të vërtetë, eksperimenti i ka përfshirë dy grupe njerëzish – ata të cilët e duan seksin normal dhe ata të cilët e duan “pak më të veçantë”.

Rezultatet kanë treguar që grupi i njerëzve, i cili ka praktikuar seks të pazakontë ka pasur shëndet më të mirë mendor dhe psikik se grupi tjetër.

Personat të cilët e duan seksin “më të pazakontë, kanë shfaqur më pak sjellje neurotike dhe ndjeshmëri ndaj braktisjes, hapjes më të madhe, – janë më të sigurt dhe shumë më të lumtur me lidhjet e tyre. Besohet që pikërisht për shkak të dëshirave specifike seksuale, këta tipa njerëzish janë më komunikues dhe më lehtë përshtaten sesa të tjerët.

Megjithatë, ky hulumtim nuk i ka përfshirë fetishistët, por vetëm ata të cilët duan të eksperimentojnë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version