Telegrafi

Nëse po kaloni kohë të këqija, pa merak – shikoni kalendarin e tmerrshëm të Hull Cityt për javët e ardhshme

Skuadra e Hull Cityt që nga kjo fundjavë do të përjetojë një tmerr të vërtetë.

Në gjithë komunitetin anglez, natyrisht të mediave sociale, po qarkullon kalendari për javët e ardhshme të Hull Cityt dhe jo të ndonjë nga top skuadrave të elitës.

Kjo për asnjë fakt tjetër pos vështirësisë nëpër të cilën do të kalojë ekipi që po lufton për mbijetesë në kampionatin anglez, shkruan Telegrafi.

Në katër ndeshjet e ardhshme Hull City do të ketë punë me skuadra të vendeve të para në Ligën Pemier.

Më 22 janar Hull do t’i shkojë Chelseat në Stamford Bridge.

Më 1 shkurt, Hull do t’i shkojë Manchester Unitedit në Old Trafford, kurse më katër shkurt e pret Liverpoolin.

Më 11 shkurt Hull do t’i shkojë Arsenalit në Emirates në atë që përbën serinë e tmerrit për klubin që po lufton për mbijetesë.

Në rrjetet sociale tashmë kanë plasur talljet me klubin anglez, ku po ngushëllohen njerëzit që kanë vështirësi, pasi sipas tyre kalendari i Hull Cityt është tmerri i vërtet që mund ta përjetojë dikush.

Po ashtu, edhe kërkesa për ngushëllime tashmë janë hapur për klubin anglez.

Sidoqoftë mbetet të shihet nëse vërtet do të jetë për t’u ngushëlluar kjo skuadër, apo do të inspirojë befasi pas befasie.

Katër ndeshjet e ardhshme të Hull Cityt: 

Chelsea – Hull

United – Hull

Hull – Liverpool

Arsenal – Hull

/Telegrafi/