Telegrafi

Nëse nuk pajtoheni me këtë gjë, lidhja juaj nuk ka shanse për sukses

Për lidhje të suksesshme është mirë që të dalloni në disa gjëra, mirëpo ekziston diçka me rëndësi të madhe për të cilën patjetër duhet të pajtoheni. Ja për çka është fjala.

Shpesh mund të dëgjoni që “kundërshtitë joshen”, mirëpo nëse jeni bash krejtësisht të ndryshëm, atëherë lidhja juaj dashurore përfundimisht do të dështojë.

Edhe pse joshja fizike dhe interesimet e përbashkëta gjithmonë veçohen si karaktere më të rëndësishme ndaj të cilave duhet pasur kujdes, në mënyrë që lidhja të jetë e shëndetshme, është treguar që kjo edhe nuk është aq me rëndësi – konstaton psikologu Peter Pirson.

Në një intervistë për “Tech insider”, dr. Pirson ka thënë që partneri i cili ka të njëjtat vlera themelore jetësore me ju është kurora e shenjtë” e marrëdhënieve dhe e lidhjeve, transmeton Telegrafi.

Ç’është ajo që më së shumti nevojitet nga pala tjetër dhe ç’është ajo që më së vështiri e ofroni? Cilat gjëra më së shumti ju pengojnë dhe më së shumti ju shkaktojnë dhembje? Cila ju është lumturia më e madhe dhe cilat gjëra më së shumti ju bëjnë të lumtur te partneri? Mendoni pak për këtë temë.

Bisedoni me partnerin, me miqtë të cilët ju njohin një kohë të gjatë dhe dinë historinë tuaj dashurore, apo me prindërit nëse ju ofrohet mundësia. Provoni të zbuloni cilët janë shkaktarët e sjelljes dhe ngjarjeve të cilat ju përsëriten në marrëdhëniet aktuale. /Telegrafi/