Site icon Telegrafi

Nëse nuk lirohet deri të enjten Ramush Haradinaj, Enver Idrizi do të proteston para parlamentit të Serbisë!

Arrestimi i Ramush Haradinajt ka shkaktuar shumë zemërim në popull. Protesta, thirrje, peticione dhe shumë deklarata që shprehin mllefin e pakënaqësinë e madhe të popullit dhe figurave më të rëndësishme të vendit.

Derisa lajmet dhe prognozat në lidhje me arrestimin dhe lirimin e Haradinajt vazhdojnë të qarkullojnë kudo, vjen edhe një deklaratë nga një njeri me emër në botë.

Enver Idrizi, kampion i shumëfishtë karateje në botë, ka lëshuar deklaratën më të fuqishme deri më tani në lidhje me rastin e arrestimit të komandantit, ish Kryeministrit të vendit dhe njërit nga figurat më potente të politikës në vend, shkruan “Kosovarja”.

“Nëse rastësisht e dërgojnë në Beograd ose nuk e lirojnë të enjten siç thuhet, atëherë unë Enver Idrizi me ekipen time, deklaroj se do të jem para Parlamentit të Beogradit”, deklaron Enver Idirizi

Exit mobile version