Telegrafi

Nëse nuk jeni gjithmonë të sigurt se si ta vlerësoni bashkëbiseduesin, lexoni këshillat e një psikologu

Bëjani vetëm një pyetje bashkëbiseduesit

Kur takohesh për herë të parë, është e vështirë të kuptosh se cili është karakteri i dikujt. Vetëm kur e njihni më mirë, zbuloni të metat dhe të mungesat e tij.

Megjithatë, ekspertët thonë se përgjigjja e vetëm një pyetjeje mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ju përshtatet karakteri i dikujt, transmeton Telegrafi.

Psikologu në Universitetin Wake Forest, Dustin Wood, pohon se mënyra se si ne i perceptojmë të tjerët zbulon personalitetin tonë. Prandaj, mjafton të pyesni njerëzit se çfarë mendojnë për ndonjë person tjetër.

Nëse ata kanë një pikëpamje pozitive për të tjerët, kjo mund të tregojë se sa të kënaqur janë me jetën e tyre dhe sa u pëlqejnë njerëzit e tjerë.

Ata që janë të palumtur ose të pakënaqur me jetën e tyre kanë më shumë gjasa të komentojnë negativisht për të tjerët, siç janë individët narcisë dhe antisocialë.

Përveç kësaj, Wood beson se nëse i shihni të tjerët vetëm negativisht, ndoshta jeni më të prirë ndaj depresionit dhe çrregullimeve të ndryshme të personalitetit. /Telegrafi/