Telegrafi

Nëse nuk i doni kardio-ushtrimet, këto gjashtë këshilla do t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Urreni vrapimin, çiklizmin, notin dhe cilindo qoftë kardio-program, sepse thjesht nuk është për ju. Në rregull! Nuk jeni të detyruara ta bëni për të humbur peshë, shkruan Popsugar-i britanik.

Madje, edhe pse ka pak kardio-programe të mira për sistemin tuaj kardiovaskular dhe ndihmon që të digjni kaloritë, nuk jeni të detyruara t’i bëni për të humbur peshë, transmeton Telegarfi.

Këto gjashtë gjëra bëni sipas kësaj radhe dhe do të humbni kilogramët pa kardio-ushtrime:

Merrni më pak kalori

Sepse është mënyra e vetme që të humbni peshë.

Hani mjaft proteina

Për definim të muskujve tuaj. Ngrini pesha dy herë në javë. Ndoshta ju duket e mundimshme, mirëpo ushtrimet me ngarkesë do t’ju ndihmojnë të humbni tepricën e kilogramëve.

Ndiqni hapat tuaj

Qëllimi është 10.000 hapa në ditë, mirëpo nëse bëni më pak, provoni çdo ditë të shtoni nga një apo dy mijë.

Lëvizni

Përdorni shkallët, ecni apo vozisni biçikletën në vend që të udhëtoni me veturë.

Për rezultate duhet të prisni një kohë

Mirëpo nëse jeni të vendosur dhe kënaqeni në këtë proces, më shumë do të argëtoheni. Do të jeni e kënaqur kur sërish t’i vishni pantallonat tuaj, të cilat ju rrinë shumë më mirë. /Telegrafi/