E pra, nëse e dëshironi reputacionin e dashnorit dhe nëse dëshironi që e dashura për trimëritë seksuale të merrni vetëm fjalë lavdie, harroni fjalët e këtilla kur të hyni në dhomën e gjumit:
Kjo nuk po më pëlqen
Nuk është edhe aq seksi dhe trimëruese mu në zjarrin epshor t’i thuhet femrës se nuk jeni edhe aq të kënaqur me guximin e saj, thonë seksologët, transmeton Telegrafi. Bisedës gjithmonë duhet t’i jepni drejtimin pozitiv dhe të bisedoni për atë që ju dëshironi dhe që ju përshtatet.
Ish e dashura ime mu kështu dëshironte
Secila femër është ndryshe, andaj mos u bazoni në përvojën e kaluar dhe përfundimisht për të kaluarën mos bisedoni me partneren aktuale. Biseda e tillë te femrat nuk ka efekt pozitiv dhe do të mund të ketë efekt krejtësisht të kundërt.
Nuk kam kohë, patjetër duhet të përfundojmë shpejt
Nëse vërtet duhet të nguteni për të shkuar diku, lojërat nën çarçafë është më mirë t’i lini për më vonë, sepse për shkak të ngutjes mund të ndodhë katastrofë totale.
Prapanicën do të duhej ta kishe pak më të madhe
Kritika e cila sulmon trupin mbyt libidonë te femrat. Mos bëni komente të tilla negative.
A je gati?
Të pyesni dikë a do të arrijë shpejt kulmin (orgazmën) është një presion i hatashëm i cili më parë do të prishë, sesa të detyrohet të arrijë kënaqësinë kulmore. /Telegrafi/