Telegrafi

Nëse njerëzit do ta dinin këtë, 80% e divorceve nuk do të ndodhnin: Çdo martesë ka shtatë faza! Qe për çfarë bëhet fjalë!

Secili prej nesh zgjedh vetë partnerin/partneren për tërë jetën. Mirëpo, për të ndier dashurinë e vërtetë, së pari duhet të bëhemi miq, dhe vetëm pastaj të dashurohemi

Nëse keni rënë në dashuri së pari, vështirë se do të jeni të vetëdijshëm për përfitimet e marrëdhënies suaj, kur flaka e parë të shuhet. Për gjithçka, madje edhe për dashurinë – duhet durim, transmeton Telegrafi.

Çdo marrëdhënie përbëhet nga 7 faza që na çojnë drejt dashurisë së vërtetë:

1. Adhurimi – partneri juaj është ideal për ju. Kudo ku të shikoni – shihni dashuri dhe harmoni. Çiftet janë aq të magjepsur nga ajo dashuri, saqë nuk vërejnë asgjë tjetër.

2. Mbingopja e tepërt – në këtë fazë ju filloni të shikoni esëll partnerin tuaj dhe marrëdhënien tuaj. Ju filloni të silleni më natyrshëm dhe të relaksuar.

3. Neveri – e pashmangshme në çdo marrëdhënie. Fillon grindja, zbulohen të metat e partnerit. Ju duket se është më e lehtë të ndaheni. Pas ndarjes, përsëri do të hyni në fazën e eksitimit me lidhjen e dytë, pastaj të tretën dhe kështu me radhë… Por nëse e kapërceni këtë fazë, vjen faza më e mirë…

4. Durimi – partnerët krijojnë mençuri. Grindjet nuk janë aq dramatike, ju e dini që marrëdhënia duhet madje patjetër të vazhdojë.

5. Detyrë ose respekt – faza e parë e dashurisë së vërtetë, sepse më parë nuk kishte dashuri të vërtetë. Partnerët e kuptojnë përgjegjësinë e tyre, nuk mendojnë për ndarjen, por për diçka më të përhershme.

6. Faza e miqësisë – partnerët bëhen më të afërt. Ata janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit. Kjo fazë hap rrugën për dashurinë e vërtetë.

7. Faza e dashurisë së vërtetë. Çdo marrëdhënie duhet të kalojë nëpër këto 6 faza të mëparshme për të arritur fazën e dashurisë së vërtetë. Dashuria e vërtetë nuk është diçka që bie nga qielli, dashuria e vërtetë do përkushtim.

Nëse doni të keni dashuri të vërtetë, të pjekur dhe një marrëdhënie që zgjat, duhet të angazhoheni pak më shumë.

/Telegrafi/