Site icon Telegrafi

“Nëse Neymari është atje, e pamundur” – Coman përjashton rikthimin te PSG

Kinglsey Coman ka thënë se nuk do të rikthehet te Paris Saint-Germain edhe për një kohë.

Ylli i Bayern Munichut shënoi golin e vetëm në finalen e Ligës së Kampionëve kundër parisienëve.

Coman është shprehur i hapur nëse një ditë dëshiron të rikthehet te PSG, mirëpo ai bëri të ditur se nëse Neymari është atje, do jetë e pamundur.

“Është e komplikuar. Nëse Nyemarin është në krahun e majtë. Jo, është e pamundur. Parisi nuk është në planet e mija”, ka thënë Coman për Telefoot.

“Ndoshta kam edhe dhjetë vite në nivele të larta, andaj nuk  und të mbyllim dyer. Në kokën time, ka shumë kujtime nga fëmijëria. Ka më pak të mira nga koha ime me PSG-në”.

“PSG do të jetë gjithmonë klubi im favoritë, por për mua ishte gjëja e duhur që u largova, nëse nuk do largohesha, ndoshta nuk do ta fitoja Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version