U ndodh edhe më të mirëve
Nuk jeni të vetëm nëse mendoni që në seks herë-herë dështoni. Ç’është e vërteta, ekspertët konstatojnë që përsosmëria nuk ekziston, ndërkaq disfunksionet janë të zakonshme te një numër i madh i meshkujve.
Hulumtimet e reja, të bëra në Britaninë e Madhe, tregojnë që një përqindje e madhe e meshkujve të cilët kanë shijuar problemet si p.sh. ejakulimin e parakohshëm dhe disfunksionin erektim, transmeton Telegrafi. Hulumtimi është bërë në 4.500 meshkuj britanikë, të cilët kanë plotësuar pyetësorët e anketës mbi seksin.
Në periudhën prej një muaji, shumica e meshkujve kanë pranuar që kanë pasur probleme gjatë seksit, por që kanë qenë të ftohur, pastaj kanë pasur kollë, apo edhe kanë qenë me grip, etj.
Është treguar që 68 për qind e meshkujve kanë ejakuluar më herët sesa që partnerja e tyre ka pritur nga ta. Pastaj 47 për qind do të dëshironin që të qëndronin më gjatë madje edhe dhjetë minuta më gjatë duke bërë seks.
Pastaj, 19 për qind e tyre kanë shijuar vështirësi në arritjen dhe mbajtjen e ereksionit në mënyrë që të mundë të kishin seks të kënaqshëm, ndërkaq 13 për qind e tyre kanë pasur probleme me arritjen e ereksionit kur kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
Ndër ata meshkuj të cilët kanë pranuar se u ka ndodhur ejakulimi i parakohshëm, 22 për qind e tyre kanë thënë se u ka ndodhur së paku në gjysmë të seksit, ndërkaq më pak se 10 për qind kanë thënë se u ka ndodhur vetëm një herë.
Pothuajse një e pesta e të anketuarve kanë pranuar se frika nga ejakulimi i parakohshëm tërësisht ua ka pamundësuar seksin. /Telegrafi/