Telegrafi

Nëse Lewis Cook i Bournemouth debuton me Anglinë, gjyshi i tij do t’i fitojë 20 mijë euro

Lewis Cook ka marr ftesën nga Kombëtarja angleze, ndërsa në javën e ardhshëm gjyshi i tij mund të jetë duke festuar.

Për mesfushorin e Bournemouth, kjo është ftesa e dytë në ekipin e parë anglez, ndërsa mund të jetë në fushë në ndeshjet me Holandën ose Italinë.

Nëse ai do të debutojë në njërën nga këto ndeshje, atëherë gjyshi i tij, Trevor Burlingham, do të bëhet me një shumë jo të vogël parash.

Lewis Cook te Kombëtarja angleze

Në vitin 2014, kur Cook ishte 18 vjeçar dhe luante në skuadrën e parë të Leeds, gjyshi Burlingham, vuri bast mbi 600 euro për nipin e tij, me kushtin se ai do të debutojë me Anglinë pa i mbushur 26 vjet.

Bastorja William Hill në Tadcaster, North Yorkshire, i dha atij një kuotë prej 33/1, që i bie se ai mund të fitojë afër 20 mijë euro.

Lewis Cook dhe përzgjedhësi Gareth Southgate

“LeWis padyshim e meriton thirrjen nga kombëtarja, por ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen, edhe pse gjyshit herët ose vonë do t’i shpaguhet besimi që ka treguar për nipin”.

“Ai ka qenë në formë të mirë këtë sezon dhe meriton të thirret, prandaj shpresojmë që ai të mund të shkojë dhe të luajë”, ka thënë zëdhënësi i bastores William Hill, Joe Crilly./Telegrafi/