Site icon Telegrafi

Nëse Leicester dhe Tottenham do të bëheshin bashkë do të kishin super skuadër (Foto)

Skuadra më e mirë e Ligës Premier pritet të dominohet nga lojtarët e Leicester City dhe Tottenham Hotspurit me disa lojtarë të skuadrave tjera.

Por si do të dukej një skuadër e vetme e ndërtuar nga këto dy skuadra që janë duke shkëlqyer në Ligën Premier.

Por kë do ta kishit zgjedhur ju në portë?? Kasperin apo Hugon? Për qendër të mbrojtjes të duhen dy lojtar dhe në mes të Wes Morgan e Robert Huth nga Leicester, apo nga belgët Jan Vertonghen e Toby Alderëeireld?

Për pjesën sulmuesi do të keni për të zgjedhur lojtarë si Jamie Vardy, Riyad Mahrez, Dele Alli, Christian Eriksen e Harry Kane.

Ja si do të dukej një formacion me lojtarët më të mirë të të dy skuadrave sipas Daily Mail. /Telegrafi/

Portier: Hugo Lloris (Tottenham)


Mbrojtës i djathtë: Kyle Walker (Tottenham)


Qendër mbrojtës: Robert Huth (Leicester)


Qendër mbrojtës: Toby Alderweireld (Tottenham)


Mbrojtës i majtë: Christian Fuchs (Leicester)


Mesfushor defanziv: N’Golo Kante (Leicester)


Mesfushor qendror: Danny Drinkwater (Leicester)


Mesfushor qendror: Dele Alli (Tottenham)


Mesfushor sulmues: Riyad Mahrez (Leicester)


Sulmues: Harry Kane (Tottenham)


Sulmues: Jamie Vardy (Leicester)

Formacioni 

Exit mobile version