Site icon Telegrafi

Nëse i keni më shumë se 30 vjet dhe akoma jeni beqare? Vetëm meshkujve të këtillë duhet t’ua jepni shansin

Vajza, kini kujdes! Mosha tridhjetëvjeçare për shumëçka është ndryshe nga mosha njëzetvjeçare, prandaj edhe zgjedhja e partnerit do të duhej të ishte ndryshe.

Meshkujt ekonomikisht të rregulluar

Kërkoni meshkujt të cilët e kanë të rregulluar jetën, të cilët janë të punësuar dhe nuk kanë probleme financiare. Ata do të mund t’ju përkushtohen tërësisht.

Meshkujt më të rinj të cilët sapo kanë filluar të bëjnë karrierë janë tepër të preokupuar me punën, prandaj nuk do të kenë mundësi t’ju kushtojnë vëmendje të mjaftueshme.

Ngadalësoni

Më herët me siguri jeni kënaqur dhe shpejt keni hyrë në lidhje dhe po ashtu shpejt keni ndërprerë lidhjen pa u penduar fare. Mirëpo, tani jeni më e moshuar dhe më e mençur dhe nuk duhetassesi të nguteni.

Jepni vetes kohë që të vlerësoni se a dëshironi që të filloni lidhjen me ndokënd. Nëse keni gjetur personi e duhur për ju, ngadalë ecni përpara.

Koha është për ju

Kur keni qenë më e re, me partnerin keni kaluar kohën më të madhe dhe keni pasur aktivitete të shumta të përbashkëta, transmeton Telegrafi.

Në të tridhjetat tashmë jeni person më i pjekur i cili duhet të kalojë kohë të mjaftueshme duke bërë atë që dëshiron, vetë apo me miqtë.

Mos zvarrisni

Keni përvojë të mjaftueshme dhe jeni mjaft e mençur që të kuptoni kur diçka nuk funksionon dhe atëherë duhet të jeni të vendosura që ta përfundoni lidhjen. Mos u bëni emocionale, por praktike dhe vazhdoni përpara.

Gjeni dikë që ju përshtatet

Në të tridhjetat e kuptoni më shumë veten dhe natyrën vetjake. Për këtë shkak duhet që të gjeni dikë i cili është i ngjashëm me ju dhe i cili ju pranon ashtu siç vërtet jeni. Atëherë nuk do të jeni e detyruar që të përshtateni shumë dhe të bëni ndryshime të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version