Quani të çmendur, por hulumtuesit kanë zbuluar se trajtat e mëposhtme që i kanë disa njerëz janë të ndërlidhura me inteligjencë të lartë.
Pra, personat që i kanë pesë trajtat e mëposhtme në përgjithësi janë më inteligjentë sesa shokët e shoqet e tyre, transmeton Telegrafi.
Paraprakisht duhet të keni parasysh se inteligjenca nuk është domosdoshmërish diçka që e përcakton suksesin në jetë, por nuk është gjë e keqe për ta poseduar.
1: Keni lexuar prej fëmijërisë
Sipas ekspertëve, fëmijët që fillojnë të lexojnë në një moshë të hershme kanë tendenca të kenë nivel më të lartë të inteligjencës.
Kjo për shkak se leximi i hershëm ndikon që fëmijët të zhvillohen më mirë.
Prandaj, nëse keni lexuar prej fëmijërisë, kjo nënkupton se jeni të mençur.
2: Jeni mëngjarash
Tërë jetën na kanë thënë t’i bëjmë gjërat me dorën e djathtë. Madje edhe mësuesit na kanë ‘detyruar’ të shkruajmë me dorën e djathtë, por faktikisht ka disa përfitime intelektuale të të qenit mëngjarash.
Sipas ekspertëve, të qenit mëngjarash ndërlidhet me një mendim më divergjent.
3: Keni mbajtur kurse muzike
Ka studime thuajse të panumërta që zbulojnë se studimi i muzikës e rritë inteligjencën verbale dhe funksionet ekzekutive. Prandaj, nëse keni mbajtur kurse muzike në fëmijëri atëherë shanset anë të mëdha se keni një inteligjencë të lartë.
4: Keni sens të mirë humori
Sensi i mirë i humorit dhe niveli i lartë i inteligjencës janë të ndërlidhura ngushtë.
Kur krijoni shaka të ndryshme, kjo nënkupton se mendja juaj e ka aftësinë të funksionojë më shpejt sesa ajo e njerëzve normal.
5: Jeni të shqetësuar
Studimet tregojnë se personat me çrregullime ankthi kanë tendenca të kenë nivele më të larta të inteligjencës.
Kjo për shkak se ata që janë të shqetësuar janë gjithashtu më të përqendruar në ekzekutimin e detyrave. /Telegrafi/