Të gjithë jemi të vetëdijshëm që bukuria është gjë subjektive, megjithatë ekzistojnë parametra të caktuar, të cilët, para së gjithash, kanë të bëjnë me karakteristikat dhe dimensionet e fytyrës, të cilat patjetër duhet të jenë në proporcion perfekt
Në YouTube kanalin “Looks theory”, e cila kryesisht merret me shkencë, është publikuar një video interesante që konfirmon se bukuria ndikohet nga proporcionet e fytyrës që shumica e njerëzve e konsiderojnë të bukur, transmeton Telegrafi.
Si më të rëndësishëm theksohen këta katër parametra:
1. Vështrojeni gjatësinë vertikale midis bebëzës së syrit dhe gjatësinë horizontale. Gjithashtu, gjatësia horizontale – nga sytë deri te fillimi i buzës së sipërme.
2. Skaji i hundës dhe fillimi i buzës së sipërme, si edhe skaji i buzës së poshtme dhe skaji i mjekrës.
3. Distanca midis syve – konsiderohet ideale nëse edhe një sy tjetër mund të përshtatet në ndërhapësirë.
4. Fytyra duhet të ketë tri të tretat simetri. /Telegrafi/