Të rrallë janë njerëzit të cilët në këtë vend kanë linjë qartë të dukshme, apo mbase ju jeni njëri ndër ata fatlumët.
Ja çfarë do të thonë linja e gjatë, e shkurtër… kur është në dorën e majtë dhe kur në të djathtën.
Nuk e kanë të gjithë njerëzit linjën e engjëllit mbrojtës – linjën në shuplakë e cila është paralel me linjën e jetës.
Të rrallë janë ata fatlumët të cilët kanë këtë mbrojtje qiellore. Ajo tregon që janë nën mbrojtjen e engjëjve të vet dhe i përcjell fati i pabesueshëm në jetë, edhe pse ata nganjëherë nuk janë të vetëdijshëm për këtë.
Kanë shëndet të mirë, materialisht qëndrojnë mirë dhe më lehtë se të tjerët i kapërcejnë pengesat në të cilat hasin në jetë. Gjoja janë pikërisht njerëzit të cilët kanë pasur atë linjë në shuplakë dhe kanë përjetuar ndonjë katastrofë të tmerrshme apo ndonjë fatkeqësi, transmeton Telegrafi.
Linja e gjatë – tregon se si njeriu do të jetë gjithë jetën nën mbrojtjen e engjëllit.
Linja e shkurtër – tregon se në jetë do të ketë probleme dhe fatkeqësi, mirëpo ato me sukses do t’i zgjidhë.
Në shuplakën e djathtë – engjëlli mbrojtës është shfaqur në ndonjë periudhë të jetës falë meritave, mbase edhe veprave të mira apo me vuajtje personale.
Në shuplakën e majtë – është tregues që dikush ka fituar engjëllin e vet mbrojtës që në momentin kur ka lindur, jo më vonë si ata të cilët linjën e kanë në shuplakën e djathtë. Engjëlli u është dhuruar që nga lindja në saje të paraardhësve. /Telegrafi/