Telegrafi

Nëse e keni humbur golin e Tim Cahill, atëherë ndaloni çdo gjë që po bëni dhe shikojeni (Video)

Tim Cahill ka filluar më së miri aventurën e tij te Melbourne City.

36-vjeçari ka treguar edhe një herë se ai nuk ka harruar të shënon gola të bukur.

Lexo po ashtu Gol i bukur nga Arbër Zeneli (Video)

Ish-ylli i Evertonit shënoi në debutimin e tij në A-League dhe atë në derbin e Melburnit në fitoren 1-4.

Cahill me një gol të bukur nga mesi i fushës ngriti në këmbë 43,000 tifozët e pranishëm , ndërsa më poshtë keni golin.

Por, nuk duhet harruar edhe gol i tij në Kupën e Botës ndaj Holandës në vitin 2014. /Telegrafi/