Telegrafi

Nëse ju ka ikur mbrëmë, goli i Carles Perez ishte njëri nga më të mirët në Serie A – shënoi në stil të Leo Messit

Roma ka arritur një fitore me rikthim ndaj Benevenots në Olimpico me rezultat 5-2.

Giallorosët e panë vetën pas dy minutash në disavanazh, por u rikthyen fuqishëm për ta fituar takimin.

Edin Dzeko realizoi dy gola, ndërsa me nga një tjetër kontribuan edhe Pedro Rodriguez, Jordan Veretout e Carles Perez.

Sigurisht që goli më i mirë në këtë sfidë ka qenë i spanjollit Perez.

Në Itali po vlerësohet si njëri nga golat më të mirë deri më tani dhe jo vetëm.

Sulmuesi anësor realizoi në minutën e 89-të, pasi mori një top në fushën e skuadrës së tij dhe duke kaluar tre futbollistë në fund shënoi një gol fantastik.

Goli i Perez po cilësohet i ngjashëm me atë që shënon ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Lionel Messi. /Telegrafi/