Site icon Telegrafi

Nëse jeni mashkull me stil, këto gabime kurrë nuk do t’i bëni

Çdo mashkull bashkëkohor kujdeset për veten dhe kështu edhe stilin e vet

Qoftë kur është fjala për gardërobën sportive apo atë elegante të cilën e bartin, meshkujt zakonisht nuk do të duhej t’ia lejonin vetes disa gabime themelore kur është fjala për veshjen, transmeton Telegrafi.

Prandaj po ju japim disa këshilla të cilat gjithsesi do t’ju ndihmojnë që disa gabime kurrë të mos i përsërisni.

Mbase ju tingëllon çuditshëm, mirëpo detajet e vogla të veshjeve siç janë çorapet mund të prishin dukjen tuaj dhe prandaj kushtoni kujdes kur me gardërobën e caktuar mbathni çorape.

Kushtoni posaçërisht kujdes edhe me cilin kombinim të vishni çorape të bardha sportive. Nëse i preferoni këmishët, kujdesuni mirë për ngjyrën dhe kombinimin me të cilat vishni këmishën. Gjithmonë kujdesuni për gjatësinë e mëngëve të këmishës.

Nëse dëshironi rroba solemne duhet ta dini që gjithmonë duhet patjetër t’ju rrinë perfekt, sepse modeli i keq apo i gabuar në raport me figurën shumë lehtë vërehet.

Nëse vishni fanellë nën këmishë apo vishni triko të hollë, gjithmonë kujdesuni që të mos jenë tepër të trasha. Për udhëtime të shkurtra dhe të gjata, me vete merrni torbën, sepse është shumë më praktike se torbat klasike të meshkujve.

Mos lejoni kurrë që nëse jeni trupshkurtër, të vishni pallto të gjata. Kujdesuni që xhupat me logo të mëdha të brendëve t’i zëvendësoni me xhupat me vizatime interesante grafike. Dhe, në fund, mos lejoni që në punë të shkoni me rroba të rrudhosura. /Telegrafi/

Exit mobile version