Telegrafi

Nëse Ibrahimovic kalon te Atletico Madridi, kështu do të dukej formacioni i Diego Simeones me suedezin në skuadër

Zlatan Ibrahimovic do të shkojë me shumë gjasë në La Liga pasi do të largohet nga MLS dhe Atletico Madrid shihet si favorit. 

Mediat, por edhe bastet e shohin si favorit ekipin spanjoll që të nënshkruajë me lojtarin.

Diego Simeone ka një sulm të fortë me Joao Felix, dhe Diego Costan, Alvaro Moratan dhe Angel Correa.

Por ardhja e Ibrahimovic do ta ndryshonte rregullin e formuar, por edhe renditjen në formacion.

Shihet një partneritet me Costan në sulm, në një renditje në sistemin 4-4-2, shkruan The Sun.

Portugezi Felix mund të kalojë të luajë në krahë dhe me ardhjen e Ibrahimovic një lojtar si Morata do të mbetej në bankë.

Një tjetër klub që e do suedezin është edhe Napoli, që renditet si favoriti i dytë.

Ibra ka shënuar 31 gola në 31 ndeshje për Galaxyn. /Telegrafi/