Telegrafi

“Nëse ende dikush ishte kundër Halo, debati përfundoi”, pjesa e makinës e cila ia shpëtoi jetën ngasësit të Formula 1

Romain Grosjean mund të konsiderohet si njeri më me fat në planet, pasi qëndroi për 32 sekonda në flakë.

Piloti kishte filluar garën mirë, por pastaj u përplas me Daniil Kvyat që është ngasës i makinës AlhpaTauri.

Por, intervenimi ishte i shpejtë nga zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë që nxorën me lëndime të vogla Grosjean.

Lexo po ashtu Qëndron për 32 sekonda në flakë - Romain Grosjean shpëton mrekullisht pasi makina e tij u aksidentua gjatë garës në Formula 1

Chris Medland, gazetari që merret me raportimin nga Forumla 1, ka thënë se pjesa Halo nuk duhet kritikuar, pasi ishte pikërisht ajo pjesë mbrojtëse që i shpëtoi jetën vozitësit nga ndonjë lëndim fatal në kokë.

“Nëse ende dikush ishte kundër Halo, debati përfundoi. Ka arritur disi që t’i shpëtojë jetën Grosjeanit”, ka shkruar ai në Twitter.

Pjesa Halo ishte kritikuar në debutimin e saj në vitin e kaluar, se është një pajisje që rrezikon jetën e vozitësve dhe nuk ka komoditet në lëvizje dhe se i pengon pilotet të kenë një rreze të shikimit të mirë, mirëpo kështu nuk doli të jetë.

Pjesa Halo është ajo që mbron kokën e pilotit nga përplasjet

Halo i shpëtoi jetën Grosjeanit, duke u ndarë në dy pjesë, e që nga aty, vozitësi doli me lëndime të vogla nga flakët.

Kujtojmë se kjo garë u zhvillua në Bahrejni dhe e fitoi kampioni botëror, Lewis Hamilton. /Telegrafi/

Pjesa Halo e dëmtuar nga përplasja