Sado të kujdesshëm që jemi, ngjyra e xhinseve të zeza fillon e zbehet pas disa larjeve.
Kjo është me të vërtetë zhgënjyese sidomos kur i kemi shumë për qejf dhe mund t’i kombinojmë me çka të duam.
Xhinseve të zeza ndodh që shumë shpejt t’u hiqet ngjyra, ndonëse e kemi të nevojshme t’i lajmë shpesh.
Për të gjithë që dëshironi të ruani origjinalitetin e xhinseve, një eksperte e njohur si Sarah Depsey ka një zgjidhje ideale për ju.
“Kthejini xhinset e errëta mbrapsht përpara se t’i lani dhe përdorni një detergjent që i ruan ngjyrën. Lani rroba me nuanca të ngjashme të errëta dhe mbajeni temperaturën e larjes të ulët; nëse është e nevojshme përdorni opsionin e larjes me ujë të ftohtë”, ka thënë Depsey.
Njomja e xhinseve të errëta me uthull të bardhë dhe kripë herë pas here mund të ndihmojë në çimentimin e bojës brenda pëlhurës, duke penguar procesin e zbehjes.
Për të provuar këtë truk, thjesht përzieni pak uthull të bardhë të distiluar dhe kripë në një tas ose kovë të mbushur me ujë. Kripa punon për të siguruar ngjyrën në xhins ndërsa uthulla parandalon rrjedhjen e ngjyrës duke e mbyllur ngjyrën në fibrat e materialit. /Telegrafi/