Site icon Telegrafi

Nëse e keni humbur, ia vlen ta shikoni disa herë golin spektakolar të Qazim Laçit nga gjuajtja e lirë

Dueli mes Sparta Pragës dhe Copenhages ka qenë padyshim më interesante i rrethit të tretë në Ligën e Kampionëve.

Pasi ndeshja e parë në Danimarkë kishte përfunduar baras 0-0, në të dytën pas 90 minutave rezultati ishte 1-1.

Në kohën shtesë u shënuan edhe katër gola dhe 120 minutat u mbyllën baras 3-3, ku në penallti mysafirët fituan 2-4.

Protagonist në këtë sfidë ka qenë edhe mesfushori shqiptar Qazim Laçi me një gol të jashtëzakonshëm në kohën shtesë.

Reprezentuesi shqiptar realizoi gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 105-të për ta ngritur përkohësisht epërsinë e Sparta Pragës 2-1.

Laçi shënoi edhe nga pika e bardhë, megjithatë dy golat e tij nuk i ndihmuan Spartës për të kaluar tutje. /Telegrafi/

https://twitter.com/VodLxx/status/1691533395363299328?s=20

Exit mobile version