Telegrafi

Nëse e kalon Debrecenin, Kukësi do të përballet me Romën në Ligën e Evropës

Roma i ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për kualifikimet në Ligën e Evropës që do të zhvillohen në muajin korrik dhe gusht.

Skuadra italiane pritet të përballet me fituesin e përballjes Debrecen – Kukësi, që janë përcaktuar për raundin e parë kualifikues.

Roma përfundoi në vendin e gjashtë në Serie A sezonin e kaluar, që do të thotë se ata duhet të konkurrojnë me tre raunde kualifikuese përpara se të mund të arrijnë në fazën e grupit 2019-20.

Debrecen u rendit në vendin e tret në ligën hungareze, ndërsa Kukësi përfundoi në vendin e dytë në Superligën shqiptare.

Skuadra shqiptare përballjet do t’i zhvillojë më 25 korrik (Hungari) dhe 1 gusht (Shqipëri), e që do ta kërkojë me çdo kusht fitoren.

Megjithatë, Giallorossët mund të kalojnë drejtpërdrejt në fazën e grupeve, nëse Milani suspendohet nga UEFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar.

Nëse Kukësi arrin ta mposht Debrecenin, atëherë do të kishte shansin që ta mirëpriste Romën në Shqipëri, por edhe të luajë një përballje në Olimpico. /Telegrafi/