Telegrafi

Nëse e doni dikë, lëreni të lirë!

Dashuria nuk është test

Ndoshta në ditët e hershme njerëzit kishin shumë më shumë kohë për të pritur dhe për të shkruar poema për zemra të thyera dhe për t’u dehur, duke pritur të dashurën/in e tyre derisa të kthehet.

Në ditët e sotme askush nuk ka kohë për diçka të tillë. Kur diçka mbaron, thjesht mbaron, transmeton Telegrafi.

Nuk mund ta detyroni

Ju nuk e lini të dashurin tuaj të lirë. Ai ju lë juve. Nëse dashuria mbaron, kjo ndodh për shkak të shumë arsyeve që kanë të bëjnë me ju të dy.

I dashuri juaj mund të mendojë se ai është shumë i mirë për ju dhe se meriton më shumë. Në këtë rast ju duhet të bindeni se çdo gjë ka mbaruar dhe të mos mundoheni ta detyroni që të jetë me ju.

 

Nuk mund të prisni

Pasi që ndaheni me dikë, nëse kaloni tërë kohën duke pritur që ata të kthehen, ju do të shkatërroni jetën tuaj.

Nëse vazhdoni të mendoni për një dashuri të humbur, ju asnjëherë nuk do të jeni në gjendje të vazhdoni përpara dhe të gjeni lumturinë. I dashuri juaj mund të ketë njoftuar dikë derisa ju vazhdoni të prisni që ai të kthehet. /Telegrafi/