Kjo zvogëlon pjellorinë
Se pemët dhe perimet janë të shëndetshme këtë e dinë edhe zogjtë në mal, mirëpo ekziston mënyra, posaçërisht për femrat të cilat planifikojnë shtatzëninë.
Në të vërtetë, shkencëtarët e Harvardit kanë arritur te të dhënat befasuese që pemët dhe perimet zvogëlojnë shanset për ngjizje.
Natyrisht, fjala është për pemët dhe perimet e spërkatura, pra janë kryesisht ato të cilat më së shpeshti i hamë (nëse vetë nuk i kultivojmë apo nuk kujdesemi që t’i blejmë organike).
Në hulumtim kanë marrë pjesë 325 femra të cilat kanë qenë të përfshira në programet e ndihmës së ngjizjes, transmeton Telegrafi.
Ka rezultuar që ato të cilat kanë konsumuar më shumë pemë dhe perime të trajtuara me pesticide më vështirë kanë mbetur shtatzënë.
Nga ana tjetër, femrat të cilat kanë ngrënë ekskluzivisht pemë dhe perime organike, shanset për ngjizje i kanë pasur 79 për qind më të mëdha.
Ky hulumtim ka vërtetuar studimet e mëhershme mbi lidhshmërinë e pesticideve dhe hormoneve, përkatësisht për atë që ekspozimi i organizmit ndaj pesticideve prish balancën hormonale.
Prandaj, nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë, kushtoni kujdes ushqimit, përkatësisht a hani ushqim të spërkatur apo organik.
Më së shumti pesticide ka në mollë, spinaq, lulelakër, dredhëza dhe rrush, ndërkaq më së paku në portokaj, avokado, kumbulla, karfiol, qepë dhe fasule.
Nëse nuk keni mundësi të siguroni pemë dhe perime organike, përdorni sodën e bukës për eliminimin e pesticideve nga artikujt ushqimorë. /Telegrafi/