Site icon Telegrafi

Nëse Bayerni nuk e blen, Reali do ta shes Jamesin për 50 milionë euro

James Rodriguez (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Nëse Bayern nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së James Rodriguezit për 42 milionë euro, atëherë madrilenët do ta shesin në ndonjë klub tjetër, shkruan El Confidencial.

Duket gjithnjë e më e pamundur që kolumbiani të kthehet në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm.

Mesfushori i Real Madridit, i cili aktualisht është në huazim dyvjeçare te kampionët gjermanë të Bayern Munichut, shpesh ka sugjeruar se dëshiron të kthehet në klubin spanjoll, por ri-emërimi i Zinedine Zidanet si trajner i Los Blancos, duket se kjo tashmë është e pamundur.

James Rodriguez (Foto by Thananuwat Srirasant/Getty Images/Guliver)

Për më tepër, e ardhmja e kolumbianit varet nga fakti nëse Bayern vendos apo jo për të marrë opsionin e blerjes prej 42 milionë eurosh.

Presidenti i klubit, Florentino Perez po planifikon gjithashtu të sjell të ardhura edhe duke shitur Mateo Kovacicin, i cili aktualisht është në huazim te Chelsea.

Ndryshe, Bayerni ka paguar 6.5 milionë euro në vit për çdo sezon për mesfushorin me tipare sulmuese dhe nëse duan ta mbajnë atë do të duhet të aktivizojnë klauzolën e blerje, në të kundërtën, madrilenët do ta shesin për 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version