Telegrafi

Nëse babai yt e ka tradhtuar nënën tuaj, atëherë mundësitë janë të mëdha që edhe juve…

Psikologja Dr. Barbara Greenberg ka shpjeguar për Women’s Health që nëse babai juaj e ka tradhtuar nënën tuaj, atëherë mundësitë janë të mëdha që edhe juve do t’ju tradhtojnë në lidhjet e ardhshme, e veçanërisht nëse nëna ia ka falur gabimin babait tuaj.

“Padyshim që lidhja e prindërve tuaj ndikon në lidhjen tuaj. Ne kemi tolerancë më të madhe ndaj gjërave që i tolerojnë edhe prindërit tanë. Çfarë ndodh brenda shtëpisë mendojmë se është normë, edhe nëse nuk është normë kulturore”, ka shpjeguar ajo.

Prandaj, nëse rriteni me një baba që e tradhton nënën tuaj, mundësitë janë të mëdha që edhe ti do të pranosh të ju tradhtojnë.

Barbara rekomandon që çështjen e tradhtisë të prindërve tuaj ta diskutoni me një terapist para se të filloni lidhjet tuaja. /Telegrafi/