Telegrafi

I nervozuar me golin e parë të pranuar dhe me lojtarët e Bayernit që tentonin të fitonin minuta – Haaland shprehi hapur nervozen e tij

Erling Haaland nuk e ka pranuar edhe aq mirë humbjen 3-1 të Borussia Dortmundit ndaj Bayern Munichut në Superkupën e Gjermanisë.

Në mbrëmjen e kaluar, sulmuesi norvegjez nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij me gola, derisa të vetmen për ta e shënoi Marcos Reus.

Lexo po ashtu Përkundër pikëllimit që nuk ia doli të fitonte trofeun - Haaland megjithatë e befasoi fansin e tij

Edhe pse kishte disa shanse për gol, sulmuesi i talentuar nuk ia doli të gjente rrjetën, duke bërë që trofeu të shkonte në duart e lojtarëve Bavarezë.

Gjatë ndeshjes, Haaland kishte dy momentet interesante. E para ishte kur Bayern Munichu shënoi golin e parë në minutën e 41-të me anë të Robert Lewandowskit dhe norvegjezi nuk e pranoi mirë.

E dyta ishte në 25 minutat e fundit të takimit, derisa sulmuesi u kërkonte tifozëve të Dortmundit që t’i vërshëllenin lojtarët e Bayernit, pasi sipas tij – ata po fitonin minuta duke simuluar në fushë, por edhe duke mos e kthyer topin në lojë.

Në përfundim të takimit, Haaland e mori këtë humbje me sportivitet, duke shkuar edhe te një fans i tij, për t’i dhuruar fanellën. /Telegrafi/