Site icon Telegrafi

Nervozohet Kim, lideri verikorean ndërron disa zyrtarë të lartë – gjithçka ndodhi për shkak të mos reagimit në luftën kundër pandemisë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka ndërruar disa zyrtarë të lartë në këtë vend për shkak të një “incidenti të rëndë” lidhur me luftën kundër pandemisë së coronavirusit.

Këta zyrtarë kishin “shkaktuar incident të madh dhe krizë për siguri në vend dhe popull”, ka thënë Kim gjatë një takimi me anëtarët e partisë që ai udhëheq, transmeton Telegrafi.

Deri më tani Pyongyangu zyrtar pretendonte se pandemia e coronavirusit nuk e ka prekur Korenë e Veriut.

Në anën tjetër, në janar të vitit të kaluar Kim Jong-un ka vendosur të mbyll kufijtë e vendit për të parandaluar përhapjen e coronavirusit që ishte shfaqur në Kinën fqinje. /Telegrafi/

Exit mobile version