Site icon Telegrafi

NËQOFTËSE JETA ËSHTË SI ËNDËRR

Poezi nga: Alejandro Jodorowsky
Përktheu: Maksim Rakipaj

Nëqoftëse jeta është si një ëndërr,
s’duhet të pësojmë gjë, çfardo të bëjmë,
ashtu si na ndodh ndër ëndrra të kthjellta,
duke e ditur që bota
është ajo që kujtojmë se është.

Mendimet tona tërheqin mendime të ngjashme me ta.
Është e vërtetë çka është e dobishme,
jo vetëm për ne, por edhe për të tjerët.
Të gjitha sistemet që në një çast të dhënë
janë të domosdoshëm,
më pas bëhen pengesë
dhe ne jemi të lirë të ndryshojmë sistemin.
Shoqëria është tërësia e asaj çka kujton se është
dhe asaj çka ne besojmë se është.

Mund të fillojmë të ndryshojmë botën
duke ndryshuar mendimet tona.

Exit mobile version