FaZe kanë regjistruar NEO si trajnerin e tyre për IEM Cologne, sipas një raporti nga Dust2.us.
Ky lajm vjen pasi Robert “RobbaN” Dahlström njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga roli trajnerit të enjten, duke i dhënë fund mandatit të tij shtatëvjeçar në organizatë dhe duke e lënë FaZe pa trajner pak para se të fillonin sezonin e tyre.
Siç duket NEO do të jetë trajneri i ekipit FaZe për ngjarjen e radhës, e cila pritet të fillojë me datën 29 korrik.
NEO nuk është i huaj për organizatën, pasi ka qëndruar në ekip gjatë vitit 2019 si kapiten pasi Finn “karrigan” Andersen u largua.
Ai ishte pjesë e FaZe për afro pesë muaj, dhe më pas krijoi organizatën e tij HONORIS së bashku me TaZ, e cila u mbyll për shkak të kushteve financiare.
Tani NEO do të provojë rolin e trajnerit tek FaZe, ku janë caktuar në Grupin B për evenimentin gjerman, ku do të garojnë kundër Natus Vincere , G2 dhe Vitality.
/Telegrafi/