Të paktën nëntë aktivistë janë vrarë pas sulmeve të njëkohshme të policisë në veri të Filipineve që erdhën vetëm dy ditë pasi presidenti, Rodrigo Duterte urdhëroi forcat qeveritare të “vrisnin” dhe “të përfundonin” të gjithë rebelët komunistë në vend.
Sipas policisë, gjashtë persona u arrestuan gjithashtu gjatë bastisjeve në tre provinca përreth Metro Manila të dielën, ndërsa të paktën gjashtë të tjerë “shpëtuan”.
Policia gjithashtu tha se ata kishin urdhër arreste kundër 18 individëve, duke shtuar se disa i rezistuan arrestimit, e cila rezultoi në vdekjen e tyre, raporton aljazeera.
Yet another outrageous Bloody Sunday. Duterte gov’t continues its brutal anti-communist campaign by killing legal activists under a dubious legal cover provided by judge-enablers. This @hrw statement has the right perspective. @IntlCrimCourt: Take note, take heed, take action. https://t.co/cStbCfRDqQ
— John Nery (@jnery_newsstand) March 7, 2021
Grupet e të drejtave Karapatan dhe Partia Kabataan (Rinia) kundërshtuan pretendimin e qeverisë, duke thënë se individët e vrarë ishin “ekzekutuar”.
Disa zyrtarë të administratës Duterte janë akuzuar gjithashtu për “pa dallim” duke etiketuar cilindo kritik ndaj presidentit – përfshirë anëtarët e akademisë, gazetarë dhe aktivistë – si “komunistë”.
Në muajt e fundit, një numër aktivistësh, avokatësh dhe mjekësh janë qëlluar për vdekje pasi ata u shënuan në publik dhe në mediat sociale si simpatizantë komunistë dhe rebelë aktivë komunistë. /Telegrafi/