Burnley ka marrë një pikë të madhe në udhëtim te Manchester United, pasi ndeshja përfundoi baras 1-1.
Sigurisht që më meritori për këtë barazim të Burnleyt ka qenë portieri kosovar Arijanet Muric, që sërish ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme.
Muric ishte titullar si gjithnjë ndeshjet e fundit dhe shkëlqeu me nëntë pritje në Old Traford, duke marrë notën më të lartë nga skuadra e tij 8,6.
25-vjeçari ishte fantastik në këtë duel duke pritur nëntë gjuajtje në gol, derisa kishte edhe 42 pasime të sakta.
68' Approaching the final 20 minutes in Manchester.
0-0 pic.twitter.com/70klhM2OrG
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) April 27, 2024
Reprezentuesi dardan edhe në këtë takim tregoi se është një nga portierët më në formë në dy muajt e fundit në Ligën Premier, prej kur filloi të ketë besimin e trajnerit Vincent Kompany.
Aro u vlerësua lartë nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve SofaScore, duke marrë notën 8,6 që ishte më e larta nga radhët e skuadrës së tij. /Telegrafi/