Telegrafi

Nëntë ditë qëndruan të ngujuar në 200 metra thellësi, shpëtohen dy minatorët jugkorean – mbijetuan duke pirë kafe

Dy minatorë që i kaluan nëntë ditë të ngujuar në minierën e shembur në Korenë e Jugut janë shpëtuar, kurse brenda minierës shpëtuan falë kafesë.

Autoritetet njoftuan se minatorët mbijetuan duke pirë ujë që rridhte brenda, dhe përzienin me kafenë pluhur që e kanë pasur me vete, transmeton Telegrafi.

Besohet se burrat e moshës 62 dhe 65-vjeç, janë ngrohur duke ndezur zjarr dhe bërë një lloj tende nga plastika dhe më pas jetuan pa “probleme”.

Mjeku i tyre tha se duhet punuar akoma që dyshja të shërohen plotësisht, e presidenti Jon Suk-ieol e cilësoi shpëtimin e tyre “si shumë të çuditshëm”.

“Faleminderit edhe një herë që jeni rikthyer të gjallë”, ka shkruar presidenti në profilin e tij në Facebook.

Minatorët mbetën të ngujuar në 200 metra thellësi, pasi një pjesë e minierës ku punonin gjatë 26 tetorit në Bongva u shemb.

Ata u nxorën të gjallë gjatë 4 nëntorit, pas më shumë se nëntë ditë agoni, shkruan BBC.

Operacioni për shpëtimin filloi menjëherë, ku pandërprerë shpuan vrima dhe futën kamera me shpresën se do t’i lokalizojnë. /Telegrafi/