Telegrafi

Kryetari Hyseni dhe ministri Aliu nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për banim të perballueshëm

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për banim të përballueshëm.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se banimi i përballueshëm po jetësohet, duke filluar me Gjilanin.

“Sot, bashkë me ministrin e MPHI-së, Liburn Aliu, kemi finalizuar marrëveshjen për banimin e përballueshëm”, tha ai.

Hyseni më tej theksoi se Qeveria e Kosovës, u ka ofruar mundësinë të gjitha komunave të Kosovës, duke kërkuar prej tyre vetëm parcelat.

“Qeveria e Kosovës, bashkë me komunat, për qytetarët e Republikës”, tha kryetari. /Telegrafi/