Komuna e Kamenicës ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për formimin e këshillave të pacientëve.
Sipas kësaj marrëveshje këshillat do të shërbejnë si platforma për adresimin e sifdave dhe prioriteteve të pacientëve në Komunën e Kamenicës.
Ky shërbim, sipas komunës, po ofrohet për të promovuar transparencën dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Ndryshe, marrëveshja u nënshkrua mes drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Greta Kryeziu dhe Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve (PRAK). /Telegrafi/