Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me kompaninë “SPEEEX Education”, për aftësimin e të rinjve vushtrrias në fushën e zhvillimit softuerik.
Sipas njoftimit, trajnimet do të organizohen në disa kategori si: zhvillimi i aplikacioneve web, zhvillimi i aplikacioneve mobile, programimi (Front End, Back End, Java), bazat e të dhënave dhe administrimi i tyre dhe arkitektura e softuerit dhe dizajnimi i sistemeve, shkruan Telegrafi.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Idrizi ka thënë se aftësimi profesional i të rinjve vushtrrias dhe lidhja e tyre me tregun e punës është prioritet.
“Ky trajnim ofrohet në dy module me nga tre muaj dhe mundëson përgatitjen e të rinjve për tregun global të punës, me njohuritë më të avancuara për zhvillimin e karrierës së tyre”, ka thënë Idrizi.
Të gjithë të rinjtë vushtrrias që dëshirojnë të ndjekin këto trajnime, aplikimi do të mund të bëhet nga data 4 janar 2025. /Telegrafi/