Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, lidhur me fasadimin e objekteve të banimit social në Skenderaj.
Siç ka njoftuar Nura, kjo marrëveshje është në vlerë prej 692 mijë eurove.
Nura këtë e ka cilësuar si “nismë tjetër e mirë”, shkruan Telegrafi.
“Pas fasadimit të objekteve banesore në qendër të Skenderajt, i konsideruar si projekti më i rëndësishëm për qindra familje përfituese nga premtimi ynë, po fillon një nismë tjetër e mirë, që t’i bëjmë edhe objektet e banimit social të reja me kushte edhe më të mira banimi për familjet që shfrytëzojnë ndërtesat, nëpërmjet projektit për fasadim, që u zyrtarizua sot me nënshkrimin e marrëveshjes me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në vlerën e 692 mijë eurove”, ka thënë Nura. /Telegrafi/