Telegrafi

“Nënshkruam me një talent të kalibrit të lartë”

Drejtuesit e Borussia Dortmundit janë të kënaqur me transferimin e Alexander Isak.

Alexander Isak ka vendosur të transferohet nga AIK-u suedez tek Dortmundit, duke preferuar skuadrën nga Bundesliga para gjigantit spanjoll, Real Madridit dhe skuadrave të mëdha angleze, Arsenali dhe Tottenhami.

Ky transferim është kompletuar gjatë ditës së sotme(hënë) dhe i ka kushtuar 8.6 milionë funte apo 10 milionë euro klubit gjerman, por sipas drejtorit sportiv, Micheal Zorc, kjo shifër nuk është asgjë pasi kemi të bëjmë një talent të madh dhe jemi të lumtur që ka vendosur të vij tek ne.

Lexo po ashtu Zyrtare: Isak transferohet në Bundesliga

“Ne jemi të kënaqur që Isak ka vendosur të nënshkruajë për Dortmundin. Ai është një talent i kalibrit të lartë”, ka thënë Zorc.

Ndryshe, transferimi i Isak është bërë rekord për ligën suedeze, pasi deri më tani ishte transferimi prej shtatë milionë funteve i Zlatan Ibrahimovicit te Ajaxi. /Telegrafi/