Site icon Telegrafi

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i shërben në skarë të rinjtë e PDK-së (Foto)

Qindra të rinj të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë kanë organizuar sonte në kryeqytet ndejë para përmbylljes së fushatës, ndërsa atyre u ka shërbyer në skarë ish-kryetari i Rinisë Demokratike – Memli Krasniqi, i cili aktualisht është nënkryetar i PDK-së.

Të rinjtë e PDK-së në Prishtinë janë njoftuar edhe me platformën qeverisëse Fillimi i Ri i cili në bosht e ka fuqizimin e rinisë dhe grave.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se platforma më e sigurt dhe garantuese për fuqizimin e rinisë dhe perspektivën e tyre për tu integruar në tregun e punës është Fillimi i Ri që udhëhiqet nga PDK.

Exit mobile version