Telegrafi

Nënkryetari i Partisë Popullore të Serbisë: Personalisht e kam parë Belivukin pranë Vuçiqit

Nënkryetari i Partisë Popullore, Sinisa Kovaçeviq tha se në një rast ai personalisht e pa Veljko Belivukin në tarracën e Presidencës së Serbisë.

Gjatë paraqitjes së tij të ftuar në emisionin “Pa hezitim”, Kovaçeviq pohoi se e kishte parë me sytë e tij kreun e klanit mafioz në zyrët e presidencës serbe.

“Askush nuk e pyet Presidentin e Serbisë se si ka mundësi që ai ishte kaq i zemëruar me Belivukun, njeriun që i shpërndau deri dje demonstratat. Çfarë ndodhi brenda natës. Personalisht, Velja Belivukun e pashë të ulur në tarracën e Presidencës. Unë, personalisht”, tha Kovaçeviq.

Ai shtoi se ishte gati të shkonte në poligraf nëse ishte e nevojshme, por që makina ishte mjaft e lodhur.

Lexo po ashtu Kjo mund të jetë serioze për presidentin serb: Mafiozët, që bluan mishin e njerëzve të vrarë, e akuzojnë Vuçiqin për krim të rëndë

“Nëse ata nuk do ta kishin zhvlerësuar aq shumë dhe nuk do ta kishin prishur aq shumë atë makinë, e cila shërben vetëm si një ndihmë në hetim, jo si një mjet që lidhet me gjykatën, natyrisht që do të isha larguar”, përfundoi nënkryetari i Partisë Popullore.

Ndryshe, Vuçiq ka hedhur poshtë këto pretendime duke pohuar se kjo ishte një përrallë gjersa disa anëtar të klanit mafioz serb tashmë kanë deklaruar se ishin takuar me presidentin serb. /Telegrafi/