Telegrafi

Nënë Tereza sipas mbesës së saj, Roza Kukaj: Histori krenarie dhe mallëngjimi (Video)

Një histori e njohur përmes shkrimesh dhe incizimesh të ndryshme, por jo e parë dhe dëgjuar nga afër, siç kishte pasur fatin ta përjetonte atë e nderuara Nëna Rozë.

Intervistoi: Beqir Sokoli

Edhe pse, tashmë, në moshë (80 vjeçe), zonja Kuka na priti, shërbeu, rrëfeu për Nënë Terezën dhe na përcolli, tamam, si shqiptare e vërtetë.

Një intervistë që ngërthen dhe, njëherazi, zbërthen (u jep përgjigje) shumë dilema për jetën dhe veprën e Nënë Terezës, që nga fëmijëria e saj e hershme e deri kur ajo vdiq. Një intervistë përplot me informacione dhe fotografi të papublikuara kurrë më parë.

Sot kjo Nënë e madhe arbërore është qytetare e botës, është imazhi i humanizmit, është heroina dhe e shenjta; shpirti i saj human ka pushtuar botën dhe është bërë një nga figurat universale.

/Telegrafi/