Indonezisë i mbeten rreth 72 orë për të shpëtuar 53 anëtarë të ekuipazhit të një nëndetëseje të marinës së zhdukur para se të mbarojnë oksigjeni.
Anija KRI Nanggala-402 mendohet të jetë zhdukur rreth 60 milje (100 km) larg brigjeve të Balit herët në mëngjes të mërkurën.
Gjashtë anije luftarake, një helikopter dhe 400 persona janë të përfshirë në kërkim, raporton bbc.
Singapori dhe Malajzia kanë dërguar anije gjersa SHBA-ja, Australia, Franca dhe Gjermania kanë ofruar ndihmë.
Nëndetësja e ndërtuar nga Gjermania kishte kryer një stërvitje por nuk arriti të raportonte dhe kontakti ishte i humbur, njoftoi marina.
Anija e zhdukur është një nga pesë nëndetëset që operohen nga Indonezia. Është bërë në fund të viteve 1970 dhe iu nënshtrua një riparimi dy-vjeçar në Korenë e Jugut që përfundoi në vitin 2012. /Telegrafi/