Me datë 28 janar 2025, për të përkujtuar Masakrën e Rogovës, një ngjarje tragjike që ndodhi me 29 janar 1999, ku u vranë 21 ushtarë të UÇK-së, nëndega e OVL-së së UÇK-së në Rogovë, me fillim nga ora 10:00, organizon një aktivitet për Dhurimin e Gjakut.
Sipas një njoftimi të bërë thuhet se kjo ditë ka një domethënie të veçantë, sepse shënon një ditë kur kujtohet sakrifica e atyre që dhanë jetën për vendin tonë.
Përveç kësaj potencohet se akti i dhurimit të gjakut është një akt humanitar i cili e përçon mesazhin e rëndësisë së jetës, dhe se kujdesi për njëri-tjetrin është një nga mënyrat më të mira për të nderuar ata që nuk janë më mes nesh.
Prandaj nëndega e OVL-së së UÇK-së në Rogovë fton të gjithë ata vullnetarë që të marrin pjesë në këtë akt solidariteti që simbolizon lidhjen e fortë mes të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes sonë.
Ky aktivitet mbahet në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Rogovë. /Telegrafi/